Aplikoni në Laboratorin e Gazetarisë Investiguese

Je student i gazetarisë dhe dëshiron të ndihmoni në luftën ndaj korrupsionit? Aplikoni për të qenë pjesë e Laboratorit të Gazetarisë Investiguese! Përparësi do të kenë studentët e gazetarisë, por mirëpresim aplikime edhe nga studentë në fusha të ngjashme që kanë përvojë angazhimi në gazetari. Studentet e zgjedhur që do të shfaqin pasion dhe kurajo për gazetarinë investiguese dhe të pavarur do të marrin pjesë në një program trajnimi dhe do të shkruajnë histori investiguese. Do të ofrohen pajisjet më të fundit dhe trajnime gazetarie nga ekspertë nga Shqipëria dhe profesorë të shquar gazetarie nga SHBA.  

Për të aplikuar, ju lutemi të dërgoni sa mëposhtë në PASTirana@state.gov deri më 6 korrik 2018

Ju lutemi të shkruani një ese (300 fjalë ose më pak) në anglisht, mbi një nga temat e mëposhtme:

1 – Si mund të ndihmojë gazetaria e përgjegjshme në forcimin e demokracisë në Shqipëri?

2 – Përse është e rëndësishme që të kemi media informative që janë të pavarura nga ndikimi i qeverisë, politikës dhe interesave të biznesit?

3 – Si ndikon korrupsioni në qytetarët e zakonshëm?

Emri i Plotë, Datëlindja, Adresa, Universiteti, Viti, Dega, Numri i Telefonit, Adresa e Emailit.

Shembuj të punës tuaj (lidhje artikujsh në blogje, gazeta, projekte gazetarie, punime video ose audio).

Kritere
Në mënyrë që të kualifikoheni për programin, aplikuesit duhet të jenë:

– Rezidentë në Shqipëri
– Aktualisht të ndjekin studimet për gazetari ose degë të ngjashme në një universitet shqiptar
– Të aftë të flasin dhe të shkruajnë në gjuhën angleze

more recommended stories