Ushqimet e rrezikshme, nevojë urgjente për ndërhyrje nga ana e qeverisë

Siguria ushqimore në Shqipëri mbetet një shqetësim ende i madh, pavarësisht aksioneve të ndërmarra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj ushqimeve të rrezikshme që popullojnë tregun. Veçanërisht aksionet e AKU-së janë përqendruar në goditjen e mënyrës ende primitive të therjes së bagëtive dhe shitjes së këtij mishi në vend. Autoritetet thonë se ligji duhet shtrënguar, me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agim Ismaili, thotë se ligji duhet ashpërsuar për të mbrojtur shëndetin e popullatës nga rreziku që i kanoset.

Por ai thotë se Kodi Penal aktual, është  mjaft bujar me keqbërësit e kësaj fushe që venë në rrezik jetën e njerëzve. “Është paradoksale që ndjekja penale për tregtimin e ushqimeve të rrezikshme kërkon patjetër të ketë pasojë. Pra duhet që të ketë vdekur dikush”?

Komentet vijnë pasi në Gjykatën e Tiranës, një burrë 63-vjeçar u dënua për falsifikim dokumentesh, ndonëse u kap duke falsifikuar datat e skadencës së djathit në ambientet e kompanisë “Globex” në Kashar në vitin 2015.

Ndërtesa e Kompanisë Globex. Foto: Dashamir Biçaku

Afërsisht 8.4 ton produkte djathi, që dyshoheshin të skaduara, u bllokuan në vitin 2015 pas një operacioni policor. Një duzinë etiketash false bënë që djathi të rihidhej në treg, edhe pse ai tashmë  ishte i rrezikshëm për shëndetin.

Fotot e siguruara nga dosja hetimore

5 vetë, nga të cilët pronari i kompanisë, administratorja, drejtoresha e shitjeve, një magazinier si dhe punëtori Lulzim Xhemali, u prangosën.

Lulzim Xhemali. Foto: Dashamir Biçaku

Faji ra mbi 63-vjeçarin Xhemali. Ai pranon se u dënua, por se nuk kishte faj.

Keqbërësit e vërtetë, ata që edhe përfitonin paratë nga falsifikimi, arritën t’i shpëtojnë dënimit të ligjit pa shumë zhurmë.

Isuf Shehu, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, thotë se hetimi i prokurorisë duhej të ishte përqendruar dhe të kishte në fokus përfituesit e vërtetë si dhe organizatorët e kësaj skeme të falsifikimit të ushqimeve.

(Intervista me Isuf Shehun)

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka një thirrje: Industria Ushqimore të mos luajë me shëndetin e njerëzve!

Kompania “Globex”, është rikthyer në treg normalisht. I vetmi penalitet ishte asgjësimi i djathit të sekuestruar dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë secila nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Prokurori dërgoi në burg njeriun e pafuqishëm

Pas më tepër se gjashtë muajsh hetime, prokurori Petrit Hysi, pushoi hetimet për bosët, Andrea Laçi, Albina Nushi dhe drejtoreshën e shitjeve, Floresha Guda. Ata akuzoheshin për falsifikim dokumentesh e etiketash. Pra etiketa cilësohej si dokument.

Petrit Hysi, Andrea Laçi, Albina Nushi, Floresha Guda, Rigers Koçi. Foto: Facebook

Por pak muaj më vonë u pushua hetimi edhe për magazinierin Rigers Koçi. Për ta pretendohej se nuk provohej përfshirja e tyre në falsifikimin e etiketave të djathit. Prokurori Hysi po ashtu, ndryshoi klasifikimin e veprës penale duke e kthyer atë nga falsifikim formularësh, vulash e stampash, sipas nenit 191/ 2, në një falsifikim të zakonshëm, sipas nenit 186. Në këtë formë ai vendosi të mos e cilësojë etiketën si dokument shtetëror por thjesht si një copë letër që vendoset pa ndonjë qëllim në produkt. Ndryshimi, sipas këtij neni, uli rrezikshmërinë e veprës penale, por edhe dënimin e mundshëm për të akuzuarit. Po ashtu mos cilësimi i etiketës si dokument shpëtoi edhe kompaninë dhe drejtuesit e saj nga burgu dhe ndëshkimi.

Në fund dhjetorit 2015, Prokurori Hysi dërgoi dosjen për gjykim në Gjykatën e Tiranës. I pandehur qe më i pafuqishmi, e mbase më pak i fajshmi, punëtori 63-vjeçar, Lulzim Xhemali. Në janar të 2016-s, ai u dënua me një muaj burg për këtë akuzë. Tashmë ai është rikthyer në të njëjtin vend pune si më parë, po në të njëjtkompaninë “Globex”. Aty ai rigjeti edhe shefat e tij, që u arrestuan me të më 6 shkurt të 2015-s. Ndryshe nga ai, ata ishin shpallur me kohë të pafajshëm.

“Unë nuk kam falsifikuar asgjë. Nuk jam kapur duke falsifikuar,- thotë Lulzim Xhemali, gjatë një interviste në vendin e tij të punës. Gjyqtari Altin Abdiu tha se ai shqyrtoi çështjen me korrektesë dhe dënoi atë person që i erdhi si i pandehur. Prokuroi ia hodhi fajin oficerëve të policisë që nuk hetuan sipas tij ashtu siç duhej. Por oficerë të policisë që hetuan çështjen, në kushtet e anonimatit, thanë se ata kanë hetuar dosjen plotësisht dhe se zbatuan zbatuar me përpikëri detyrat e prokurorit. Ndërsa njerëzit, të cilëve iu është besuar dhënia e drejtësisë, luajnë ping- pong mes tyre, qytetarët e kanë ngrënë djathin e rrezikshëm për shëndetin e tyre. Përgjegjësi i vërtetë nuk mundi të zbulohej nga shteti.

Vëllai i ish-pronarit: Djathi i ruante vlerat dhe pas skadencës

Precedentët e ushqimeve te rrezikshme

TIRANË- 5 MAJ 2017

Burrë e grua, u arrestuan nga policia për prodhim pijesh në mënzrë ilegale.

DIBËR -9 QERSHOR 2017

Helmohen 100 banorë të Peshkopisë nga torta e helmuar

SHKODËR- 26 SHTATOR 2017

Policia dhe AKU, godasin një bazë të falsifikimit të pijeve alkoolike dhe joalkoolike në Shkodër. Disa isnpektorë të AKU-së po ashtu u arrestuan.

SUKTH- 25 TETOR 2017

Qindra ton ushqime të konservuara dhe lengje te prodhuara ilegalisht u sekuestuan në Sukth nga policia.

KORÇË- 2 NËNTOR 2017

1300 litra vaj që prodhohej në bodrume u bllokua nga policia, pronari u arrestua.

Kristaq Laçi është vëllai i ish-pronarit të kompanisë Globex, Andrea Laçit. Laçi është një ish-gjyqtar basketbolli, tashmë në pension, por nuk nguron të japë këshilla për vlerat e ushqimeve.

“Edhe një muaj po të përdoren ushqimet, pas datës së skadencës, ato nuk i humbasin vlerat ushqimore”,- thotë ai. Por Kristaq Sini, pedagog në Univeristetin Bujqësor të Tiranës, ekspert i sigurisë ushqimore, është i shqetësuar. “Ushqimeve që iu kalon afati i përdorimit, nuk kanë siguri në vlerat që përcjellin. Ato janë të rrezikshme për shëndetin. Afati i skadencës ka lidhje me transformimet enzimatike të produktit dhe me rritjen e mikroorganizmave që bëhen të rrezikshme”. Për këtë shkak, ushqimet që janë edhe në ditët e fundit të skadencës, nuk duhet të përdoren.

Kristaq Laçi.

“Rritja një popullate mikroorganizmash, që vjen qoftë edhe nga një spor, bën që popullata të rritet në kushte të caktuara dhe në varësi të kohës së duhur. Mbi bazën e këtij fakti vendoset edhe afati i skadencës. Në qoftë se këto mikroorganizma e tejkalojnë standardin apo kufijtë e lejuar, atëherë këto produkte mund të helmojnë konsumatorët”.


Pipero: Janë rrezik sëmundjesh kancerogjene, 
mund të na dëmtojnë fëmijët në të ardhmen

 (Audio e intervistës)

 

3500 pacientë mesatarisht paraqiten në një vit për kurim në spitalin infektiv, pikërisht për shkak të helmimit nga ushqimet. Kjo shifër cilësohet alarmante nga Dr. Pëllumb Piperon mjek infeksionist në spitalin “Nënë Tereza” dhe ish-shef i shërbimit të këtij spitali. Ai thotë se një nivel i tillë alarmant tregon pasigurinë e lartë që kemi në ushqime që konsumojmë.  Pipero shton se ushqimet e skaduara para të hedhura dëm, por edhe rrezik helmimi i menjëhershëm prej tyre. “Dëmet që mund t’i sjellin njeriut, janë të menjëhershme, si toksiko-infeksioni që shkakton bark, të vjella, temperaturë të lartë, humbje të ndërgjegjes, gjendje shoku etj”. Pasojat afatgjata që mund të sjellin në shëndet këto ushqime, mbeten problem sipas mjekut, pasi janë të vështira për t’u zbuluar. “Këto lloj   ushqimesh të skaduara ruajnë aftësinë për të dëmtuar në terma afatgjatë sistemin gjenetik të pjessshëm, duke shkaktuar forma onkogjene, që mund të trashëgohen në kodin gjenetik të pasardhësit”. Për këtë shkak, Pipero bën thirrje: Industria ushqimore, të mos luajë me shëndetin. Organet që merren me mbrojtjen e konsumatorit, të kontrollojnë me imtësi dokumentacionin e produkteve që hyjnë në vendin tonë. Askush nuk ka garanci as nga produktet që importohen apo që prodhohen në vend”,- përfundon mjeku infeksionist.

EUROPOL bllokoi 230 milionë euro ushqime të falsifikuara

Me 25 prill 2017, Europoli tha se kishte bllokuar rreth 230 milion euro ushqime dhe pije të ndryshme të falsifikuara e të skaduara.. Ato synohej të hidheshin në tregjet e Bashkimit Europian dhe jashtë tij. Edhe pse operacioni u koordinua nga agjencia policore e BE-së, ai u përhap në 61 shtete nga të cilat 21 ishin vende të BE-së të tjera, shtete europiane. Po ashtu operacioni u shtri edhe në vendet kufitare me kontinentin europian. Në fund të operacioit u bllokuan 9800 ton ushqime, 26.4 milionë litra pije dhe dhe lëngje ushqimore. Operacioni u zhvillua përgjatë katër muajve duke pasur ndikimin e tij më të madh në Itali, Gjermani, Francë Spanjë, Danimarkë, Greqi dhe Irlandë. Produktet më të zakonshme të bllokuara ishin peshku i konservuar, çokollatat, vera por edhe alkooli i pakontrolluar i kontrabanduar. Në një rast hetuesit vërejtën edhe përzierjeje të mishiti, alkoolit e duhanit në kushte të papërshtatshme ruajtjeje. Sipas njoftimit të EUROPOL- it, të datës 25 prill 2017, një numër i madh personash ishin vënë në pranga pa dhënë shifra.

Drejtësia dënon “fajtorët” e pafuqishëm, jo përfituesit e vërtetë

Siguria ushqimore në Shqipëri mbetet një shqetësim ende i madh, pavarësisht aksioneve të ndërmarra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj ushqimeve të rrezikshme që popullojnë tregun. Veçanërisht aksionet e AKU-së janë përqendruar në goditjen e mënyrës ende primitive të therjes së bagëtive dhe shitjes së këtij mishi në vend. Autoritetet thonë se ligji duhet shtrënguar, me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agim Ismaili, thotë se ligji duhet ashpërsuar për të mbrojtur shëndetin e popullatës nga rreziku që i kanoset.

Por ai thotë se Kodi Penal aktual, është  mjaft bujar me keqbërësit në këtë fushë që rrezikojnë jetën e njerëzve. “Është paradoksale se si ndjekja penale për tregtimin e ushqimeve të rrezikshme kërkon patjetër të ketë pasojë. Pra që të marrësh në ndjekje penale një tregtar ushqimesh të helmuara, duhet me patjetër që të ketë vdekur dikush nga këto ushqime”?

Komentet vijnë pas një rasti në Gjykatën e Tiranës, ku një burrë 63-vjeçar rezulton i dënuar për falsifikim të etiketave të datës së skadencës së një sasie djathi në ambientet e kompanisë “Globex” në Kashar.

Afërsisht 8,4 tonë produkte djathi, që dyshoheshin të skaduara, u bllokuan në vitin 2015 në një operacion policor. Një duzinë etiketash të falsifikuara bënin që djathi të mund të dilte sërish në treg, edhe pse ai tashmë ishte i skaduar. Pesë persona, mes të cilëve pronari i kompanisë, administratorja, drejtoresha e shitjeve, një magazinier si dhe punëtori Lulzim Xhemali, u prangosën nga oficerët e Antikrimit Ekonomik.

Faji ra mbi 63-vjeçarin Xhemali. Ai pranon se u dënua, por se nuk kishte faj. Keqbërësit e vërtetë, ata që edhe përfitonin paratë nga falsifikimi, arritën t’i shpëtojnë dënimit të ligjit pa shumë zhurmë.

Isuf Shehu, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, thotë se hetimi i prokurorisë duhej të ishte përqendruar dhe të kishte në fokus përfituesit e vërtetë si dhe organizatorët e kësaj skeme të falsifikimit të ushqimeve.

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka një thirrje: Industria Ushqimore të mos luajë me shëndetin e njerëzve! Kompania “Globex”, është rikthyer në treg normalisht. I vetmi penalitet qe asgjësimi i djathit të sekuestruar dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë secila nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Agim Ismaili: Po ashpërsojmë ligjin dhe kodin penal

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit thotë se ligji mbi sigurinë ushqimore dhe një seksion i posaçëm i Kodit Penal, po ripunohet për të qenë më i rreptë. Rëndësi po i jepet edhe çështjes së etiketave, skadencës dhe tregtimit të ushqimeve të rrezikshme.

Sipas tij, po përgatitet një paketë e plotë në drejtim të sigurisë ushqimore. “Janë denoncuar 34 raste nga AKU-ja në prokuroritë e rretheve, për tregtimit të ushqimeve të rrezikshme”.

Shumica e tyre janë pushuar pasi nuk ka munguar pasoja, ashtu siç edhe e kërkon Kodi Penal. Pra nuk ka pasur persona të lënduar apo të vdekur nga helmimi.

Ky seksion i Kodit Penal, duket se i ka lidhur duart AKU-së, policisë dhe Prokurorisë. Por ish- kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Isuf Shehu, thotë se penalizimi i subjekteve që tregtojnë ushqime të rrezikshme, duhet të jetë i përshkallëzuar që nga importuesi, prodhuesi, magazinuesi e deri tek shitësi. Në raport me rolin dhe rëndësinë e secilit, gjobat duhet të vijnë duke u rënduar dhe me shuma të mëdha.

Sipas Shehut, një gjë e tillë duhet të shoqërohet me ndjekje penale për përsëritësit dhe masat e dënimeve duhet të jenë të tilla që falsifikatorët dhe tregtarët të mos e mendojnë mashtrimin e publikut dhe të institucioneve.

Për këto të fundit ai thotë se duhet të jenë më të përgjegjshme dhe rigoroze në realzimin e detyrave që iu ka ngarkuar ligji. Por deri kur ligji të jetë i efektshëm, prokuroria të kërkojë keqbërësit e vërtetë të ushqimeve, institucionet të bëhen të përgjegjshme, prokurori Petrit Hysi të synojë fajtorët e fuqisëhm, jeta e shqiptarëve, mund të jetë e rrezikuar nga ushqimet që qelben magazinave të tregtarëve të mëdhenj.

Si mendojnë qytetarët

*Fotoja kryesore në fillim të artikullit, djathi i sekuestuar. Foto: Policia e Shtetit