Rreth programit “31 Minuta”

Radio Televizioni Shqiptar  fillon transmetimin e një programi të ri.

Janë 31 minuta. Më shumë se lajm.

Janë minutat ku problemet tuaja të përditshme, do ti shohim më gjerë, më thellë dhe besojmë më mirë. 31 minutat e një emisioni, që do të analizojë në mënyrë të pavarur dhe të guximshme.

31 minuta, janë koha e gjithë shqiptarëve për të rrëfyer sëbashku me ne për jetën e tyre.

Në “31 minuta” flet qytetari dhe dëgjon e jep llogari pushteti.

“31 Minuta” ka për qëllim t’i kushtojë problemeve të qytetarëve më shumë se dy minuta kohë që do një lajm kalimtar.

 

Emisioni “31 Minuta” do të transmetohet çdo dy javë të enjteve në orën 20:35 në RTSH 1 HD. 

 

Keni një histori për të treguar? Shkruajini programit “31 Minuta” në 31minuta(at)rtsh.al ose 31minuta(at)gmail.com

 

Një program prodhuar nga RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Ambasadës Hollandeze, Ambasadës Zviceriane dhe LevizAlbania.