Projekti “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm (Reaching for fair labour conditions: Gazing at the future of Young and Prospective Journalists)” është një iniciativë e implementuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Citizens Channel, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe garantimin e të drejtave të profesionistëve të rinj të medias dhe studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, në fushën e marrëdhënieve të punës dhe internship-it. Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Drejt Përmirësimit të Marrëdhënieve të Punës dhe Profesionalizmit në Median Shqiptare” mbështetur nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IJF).

Objektivat e projektit

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me marrëdhëniet e punës
të profesionistëve të rinj në media dhe gazetarëve të ardhshëm, dhe prezantimin e mjeteve
të përshtatshme ligjore dhe administrative për mbrojtjen e të drejtave të tyre në këtë fushë.

Ky qëllim do të arrihet përmes implementimit të objektivave të mëposhtme:

  • Krijimi i një panorame të situatës së marrëdhënieve të punës të profesionistëve të rinj
    në media dhe gazetarëve të ardhshëm në Republikën e Shqipërisë, përmes krijimit të
    një raporti gjithpërfshirës bazuar në një studim kombëtar me profesionistëve të rinj
    në media, studentët e gazetarisë dhe të komunikimit;
  • Krijimi i një panorame gjithëpërfshirëse të kuadrit ligjor mbi të drejta dhe përfitimet
    e gazetarëve në Republikën e Shqipërisë, dhe praktikat më të mira të zbatuara në
    Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian mbi çështjen e praktikës së punës (internship)
    gjatë periudhës së studimeve akademike, duke u përqendruar në grupin e
    përfituesve të lartpërmendur;
  • Realizimi i një fushate ndërgjegjësimi mbi çështjet që ndikojnë target-grupin e
    synuar dhe qasjen pozitive të aktorëve të ndryshëm në fushën e medias, mbi
    prezantimin e një iniciative të re ligjore dhe/ose administrative, për mbrojtjen e
    këtyre të drejtave.

 

Plani i Aktiviteteve

Në kuadër të këtij projekti janë parashikuar implementimi i një numri aktivitetesh, mes të
cilave kryesore:

  • Zhvillimi i një studimi mbi gjendjen e të drejtave në marrëdhëniet e punës të
    profesionistëve të rinj në media dhe gazetarëve të ardhshëm në Republikën e
    Shqipërisë;
  • Zhvillimi i një studimi dhe raportimi mbi kuadrin ligjor për të drejta dhe përfitimet e
    gazetarëve në Republikën e Shqipërisë, dhe praktikat më të mira të zbatuara në
    Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian mbi çështjen e praktikës së punës (internship)
    gjatë periudhës së studimeve akademike;
  • Anketim i studentëve të gazetarisë në Universitetet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe
    Shkodrës; i profesionistëve të rinj në media; drejtuesve të medias dhe oranizatave të
    shoqërisë civile me në fokus median, mbi të drejtat e target-grupit në fushën e
    marrëdhënieve të punës;
  • Krijimi i një raporti gjithpërfshirës mbi situatën aktuale në fushën e marrëdhënieve të
    punës, duke u bazuar në gjetjet e hulumtimeve të mëparshme dhe anketimit të
    zhvilluar gjatë implementimit të projektit;
  • Zhvillimi i takimeve me studentët e gazetarisë dhe komunikimit në Universitetet e
    Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës, me qëllim paraqitjen e gjetjeve të raportit
    gjithpërfshirës, dhe mjetet e përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave të tyre;
  • Zhvillimi i një fushate informuese dhe ndërgjegjësuese mbi problematikën në fushën
    e marrëdhënieve të punës së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm; dhe
  • Zhvillimi i takimeve informuese me aktorë të ndryshëm në fushën e medias, me
    qëllim rritjen e mbështetjes për prezantimin e një kuadri të ri ligjor për mbrojtjen e
    të drejtave të studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, në fushën e praktikës së
    punës (internship) gjatë periudhës së studimeve akademike.

 

Grupet e Interesit
1. Profesionistët e rinj në media dhe studentët e gazetarisë dhe komunikimit;
2. Organizatat e shoqërisë civile, të cilat përfaqësojnë të drejtat dhe interesat e gazetarëve;
3. Drejtuesit e mediave;
4. Institucionet dhe agjencitë shtetërore në fushën e mbikqyrjes së veprimtarisë së medias.