Dritan Dajti, një odise gjyqësore

Drejtesia eshte nje nga temat qendrore te debatit politik dhe shoqeror muajt dhe vitet e fundit. Drejtesia e vjeter, drejtesia e re. E reja qe do te permbyse nje sistem te kalbur. Por ndersa flitet per ate qe do te vije, gjykatat vijojne te na trondisin me vendimet e tyre.

 

Vendimi per Dritan Dajtin ka ngritur nje furtune te vertete polemikash politike ne Shqiperi. Vendimi dhe gjithcka erdhi pas tij, solli shume amulli, shume ndjesi te perziera, nga revolta deri tek frika. Vendimi ngjante me dicka te papritur, per te cilin shoqeria dhe te gjithe ne u vume perpara faktit te kryer nje dite te bukur. Por nuk eshte keshtu. Vendimi i Gjykates se Apelit per Dritan Dajtin, i akuzuar per vrasjen e kater policeve ishte ne fakt i paralajmeruar qe diten e pare te procesit ndaj tij. Ky vendim ishte rezultati i gjunjezimit te shtetit nga nje prej personve me te kerkuar ne Shqiperi per vite me radhe, i cili nuk u gjykua normalisht, por ishte ai qe udhehoqi procesin nga fillimi deri ne fund, natyrisht me ndihmen e politikes, drejtesise dhe te gjithe atyre qe sot shfaqen te revoltuar.

31 Minuta ju sjell kronologjine deshtimin e nje procesi gjyesor, dhe vendosjen e nje padrejtesie te paralajmeruar. Nga ata qe perbetohen per drejtesi, duke shkelur edhe gjakun e kater sherbetoreve te shtetit, atij shteti qe nuk u kujdes as per kujtimin e tyre.

 

more recommended stories