Beteja e betonit me mushkëritë e qyteteve! Si ka ndryshuar Tirana, Saranda, Ksamili, Vlora…

“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!” Ky ishte lajtmotivi i një këngë me të cilën Edi Rama fitoi një prej mandateve te tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Jetojmë në Tiranë dhe shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Kemi parë që kryeqyteti është transformuar shumë në vitet dhe dekadat e fundit. Por si ka ndryshuar ai? A ka qenë ky një zhvillim që ka dëmtuar mjedisin ku jetojmë, ajrin që ne thithim? A ka më shumë gjelbërim apo ka vetëm ndërtime Tirana sot? Si kanë ndryshuar hapësirat ku jemi rritur, kemi jetuar, kemi kaluar qofte edhe disa orë, ditë apo javë të jetës tonë? Ne kemi krahasuar pamjet nga sateliti në 10 deri 15 vitet e fundit, duke marre disa zona në emër apo periferi të kryeqytetit dhe jo vetëm. Vëzhgimi është kryer edhe në qytete të tjera si Saranda, Kasmili, Vlora dhe Kavaja. Ndryshimet janë dramatike.

 Ndiq në Twitter: Antonio Çakshiri 

more recommended stories