A shantazhon media?!

Media është një komponent i rëndësishëm i çdo shoqërie dhe kështu ndodh edhe në Shqipëri. Qoftë media tradicionale, gazeta, Radio e TV qoftë ajo që quhet media e re, media online, kanë rolin e tyre në informimin e publikut. Por çfarë ndodh kur media tradhton besimin e njerëzve? Sondazhi i fundit mbi median nxori një detaj të rëndësishëm, atë të korrupsionit brenda vetë medias e cila ka dëmtuar rëndë reputacionin e pushtetit të katërt dhe besimin e publikut tek media. Në segmentin e parë të ’31 Minuta’ ne do të sjellim një dëshmi ku një përfaqësues i një biznesi pranon se është shantazhuar nga një media e rëndësishme, i është kërkuar një shumë e madhe parash, me të vetmin qëllim, vetëm që media të mos merrej me biznesin e tij.

more recommended stories