Shkolla me vetëm një klasë e 8 nxënës

Një shkollë në fshatin Kodër Bujaras në Elbasan ka vetëm 8 nxënës, nga klasa e parë tek e pesta. Përtej mureve të rrënuar, ata bëjnë mësim në një ambient të përbashkët, në një klasë kolektive dhe shpesh fëmijët presin radhën që mësuesi të mbarojë me nxënësit më të vegjël për të bërë mësim me ata më të rritur. Numri i nxënësve ka ardhur duke u ulur për shkak se shumë familje kanë braktisur fshatin, duke migruar brenda dhe jashtë vendin në kërkim të punës dhe të ardhmes më të mirë. Dhe kjo mund të mos jetë historia e vetëm e kësaj shkolle dhe vetëm këtij fshati apo këtyre fëmijëve, por e shumë fshatrave e të vegjëlve të tjerë.
Demografët shpjegojnë se popullsia në fshat po vjen duke u ulur, duke bërë që në të ardhmen shumë fshatra të zbrazen, por kjo nuk mund të jetë arsyeja që shteti të mos shoh tani këtë problem dhe të kërkojë zgjidhje e të krijojë politika për ata që mbetën, që edhe ata të kenë një shans për edukim dhe arsimim, e që në të ardhmen të mos rriten breza të pashkolluar, por breza e fëmijë që të kenë sadopak një shans në jetë.

more recommended stories