Çështja “Emiljano Shullazi”

Në këtë episod do të trajtojmë fillimisht një temë që ka të bëjë me drejtësinë, më saktë me drejtesinë e munguar. Disa javë më parë ju sollëm në vëmendje çështjen “Dajti”, mënyrën se si personi më i rrezikshëm i shpallur nga shteti shqiptar mundi të shpëtonte nga burgimi i përjetshëm, edhe pse akuzohej për vrasjen e katër policëve. Sot gazetaret e “31 minuta” kanë analizuar një tjetër çështje të nxehtë, atë në ngarkim të Emiljano Shullazit, një çështje që po zvarritet në dyert e gjykatave dhe që çdo ditë e më shumë po merr shëmbëlltyrën e çështjes Dajti. Një proces i diskutuar shumë politikisht që ka çuar në dyert e gjykatës si dëshmitarë, akademikë, drejtorë policie e deri ministra, por që po nxjerr në pah problemet e theksuara të sistemit gjyqësor dhe që në fund rrezikon të kthehet edhe kjo një histori ku drejtësia nuk jep drejtësi.

more recommended stories