Mungesa e pistave atletike! Një situatë që po dëmton brezat

Izmir Smajlaj vendosi pak ditë më parë një tjetër rekord. Ai konfirmoi atletin e shkëlqyer që na bëri krenarë kur u shpall kampion europe për garat në salla të mbyllura. Por ky është vetëm shkëlqimi që na japin ata pak atletë në aktivitetet ndërkombëtare. Atletika, mbretëresha e sporteve, në Shqipëri është sporti me më pak mbështetje. Si Izmir Smajlaj,  Luiza Gega një tjetër nën kampione Evrope dhe të tjerë atletë vuajnë çdo ditë mungesën e kushteve për t’u stërvitur. Pistat atletike në vend kanë mbetur sa gishtat e njërës dorë. Ato nuk ekzistojnë me as nëpër shkolla, një realitet i kundërt me atë që ndodhte para viteve ’90. Një situatë që po dëmton brezat që rriten,  të cilët  stërviten pa kushte optimale.  Trajnerët thonë se fëmijët dhe të rinjtë sot nuk mësojnë më se si të vrapojnë.

more recommended stories