Vendimi për negociatat, Gent Cakaj intervistë për “31 Minuta”

Bashkimi Evropian e shtyu vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për muajin tetor. Hapja e negociatave është një moment kthese për transformimin e vendit dhe të jetës së çdo qytetari shqiptar. Deri në “provimin” e vjeshtës mbeten tri pyetje kritike. A mjafton koha për të bindur vendet skeptike se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave? Cili është ndikimi i krizës së thellë politike në Tiranë për fatin e negociatave? Ndërkohë që parashikimet për  Maqedoninë e Veriut mbeten optimiste a rrezikon këtë vjeshtë Shqipëria të mbetet vetëm në udhëtimin 30 vjeçar drejt Europës. Këtyre pyetjeve dhe jo vetëm i është përgjigjur në 31 Minuta, ministri i jashtëm në detyrë Gent Caka.