Adresa me “të pyetur”

Një qytetar, një adresë ky është premtimi i bërë 4 vjet më parë. Premtim që u pasua nga një tender për ngritjen e një sistemi adresash me Financim të
Ministrisë së Brendshme dhe OSHE. Kompanitë fituese kanë mbaruar punën e tyre, ndërsa situata është e njëjtë. Me 850 milionë leke të shpenzuara sot do të duhej që sistemi i ri adresave të ishte jo vetëm i dukshëm, por edhe funksional. Projekti nuk synonte thjesht një adresë për banorët, apo emërtime dhe riemërtime të zonave informale. Adresat e banimit, të bizneseve dhe institucioneve, sipas modelit të përcaktuar me ligj duhet të jenë unike, dhe të aksesueshme nga të gjithë.
Por dy vjet pas përfundimit të punës “derë me derë”- të dhënat nuk janë materializuar në realitet. Qytetarët, postierët, shërbimi zjarrfikës, urgjenca, bizneset edhe gjithë institucionet ende punojnë me “të pyetur”, duke telefonuar për të mbërritur në destinacionin e saktë.