I ftuar ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati

Greqia zhvilloi të dielën zgjedhjet e parakohshme, një proces që prodhoi ndryshim pushteti. Ndërrimi i qeverive dhe ardhja e qendrës së djathtë në pushtet ndodh në një situatë delikate për Greqinë në raport me fqinjët, por në një situatë ndoshta edhe më delikate për Shqipërinë në raport me Greqinë. Atëherë kur dukej se Tirana dhe Athina po përmbyllnin një proces që do ti jepte zgjidhje problemeve të së shkuarës, të gjitha mbetën pezull dhe prej më shumë se një viti nuk ka përparim të dukshëm në asnjë nga fushat e diskutimit, sidomos për marrëveshjen e kufirit tokësor e detar. Por qeveria e re greke dhe Kryeministri i ri Micotakis mund të sjellin të tjera kokëçarje për Shqipërinë, sidomos në rrugën e integrimit dhe negociatave me BE. Micotakis erdhi në pushtet edhe me kartën e nacionalizmit, duke paralajmëruar Tiranën në fushatë se do te bllokojë negociatat nëse nuk respekton të drejtat e minoritetit grek. Sonte në 31 Minuta për këto zhvillime flet ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati.

more recommended stories