Liqeni i Ohrit nën mbrojtjen e UNESCO

Liqeni i Ohrit një nga më të vjetrit në botë tanimë do të mbrohet nga UNESCO si zonë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Liqeni është një referencë gjeografike që na bën të ndihemi gjithmonë krenar dhe marrja nën mbrojtje nga organizata e mirënjohur ndërkombëtare është garanci për mbrojtjen e këtij aseti të çmuar. Sonte  “31 Minuta” ju tregon për herë të parë rrugën që ndoqi shteti shqiptar për të bindur UNESCO-n të pranojë pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit si pjesë të thesareve të mbrojtura botërore.  Liqeni është burim i çmuar mirëqenie për jetesën në Pogradec dhe një destinacion mbresëlënës turistik që nuk frymëzon vetëm shkrimtarët dhe kineastët.