Thirrje për artikull promovues të projektit “Duke synuar kushte të drejta pune”

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Citizens Channel janë duke implementuar projektin “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm (Reaching for fair labour conditions: Gazing at the future of Young and Prospective Journalists)”, i cili synon rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe garantimin e të drejtave të profesionistëve të rinj të medias dhe studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, në fushën e marrëdhënieve të punës dhe internship-it.

Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Drejt Përmirësimit të Marrëdhënieve të Punës dhe Profesionalizmit në Median Shqiptare” mbështetur nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).

Në kuadër të këtij projekti, organizatat implementuese kanë parashikuar kontraktimin e një shkrimi të formatit long-read, i cili do të shpalosë, ndër të tjera, panoramën e të situatës së marrëdhënieve të punës të profesionistëve të rinj në media dhe gazetarëve të ardhshëm në Republikën e Shqipërisë, aktivitetet e projektit, arritjet e këtyre aktiviteteve dhe rezultatet e projektit në tërësi.

Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët në Shqipëri, të punësuar apo në profesion të lirë.

Kandidatëve i kërkohet që bashkë me formularin e plotësuar të aplikimit të dërgojnë një CV, dhe tre shembuj të punës së tyre, deri më datë 15 Gusht 2019, ora 24:00, pranë adresës së e-mail info@qualityjournalism.com.al

Shkarko formularin e aplikimit me termat financiar të  bashkëpunimit, listën e detajuar të kritereve dhe informacioneve për zhvillimin e artikullit:

FORMULARI I APLIKIMIT