Në rrezik shembje!

10 familje në Tiranë për më shumë se 10 vite kanë jetuar me rrezikun e shembjes së banesës. Pas tërmetit që shkundi Tiranën më 21 shtator, autoritetet kanë vendosur ta prishin godinën 5-katëshe, ndërtim shtesë pa leje i vitit 1993. Bashkia e Tiranës ka qenë e njoftuar për rrezikun si nga banorët prej më shumë se një dekade, ashtu edhe institucionet që certifikojnë sigurinë e objekteve rreth një vit më parë dhe sot nuk ka nevojë të jesh specialist për të thënë se kjo godinë duhet shembur! Fati i banorëve sot mund të quhet “mrekulli” dhe rasti na tregon se edhe tërmetet si ai i fundit që kaluam, e lëvizin me shumë vështirësi burokracinë.