Mes arit të zi dhe vdekjes! Si po jetojnë sot banorët rreth Uzinës së Ballshit

Ndotja dhe pasojat e saj në shëndetin e banorëve që jetojnë rreth Uzinës së Ballshit ka marrë përmasa tragjike. Në vetëm disa muaj situata është përkeqësuar. Kamera e 31 Minuta ishte sërish në fshatin Panahor, në kufi me uzinën, dhe kontaktoi me banorët që jetojnë aty dhe mjekët që ofrojnë kujdes shëndetësor. Të moshuarit tregojnë se për të shpëtuar nga helmet po ndahen nga fëmijët dhe nipërit duke i shpërngulur në qytete të tjera të vendit, ndërsa mjekët konfirmuan praninë e sëmundjes së kancerit në nivele të shtuara dhe se lindshmëria ka rënë ndjeshëm.

more recommended stories