THIRRJE PËR APLIKIME

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Organizata “Faktoje”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, në zbatim të projektit “Drejt Përmirësimit të Marrëdhënieve të Punës dhe Profesionalizmit në Median Shqiptare”, zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), ka filluar zbatimin e programit formues dhe prodhues “Faktet dhe Mjedisi: Përmirësimi i ekspertizës teknike të profesionistëve të medias për kontrollin e fakteve dhe gazetarinë mjedisore”.

Ky projekt ka si qëllim rritjen e profesionalizmit në median shqiptare për sa i përket fushave të fact-checking dhe raportimit mbi zhvillimet dhe ndërgjegjësimi mjedisor nga gazetarët dhe profesionitët e medias. Ky qëllim do të arrihet përmes implementimit të objektivave të mëposhtme:

  1. Rritja e standardeve profesionale në fushën e gazetarisë fact-checking (verifikimit të fakteve) mbi deklaratat publike të institucioneve shtetërore dhe aktorëve të ndryshëm, luftimi i lajmeve të rreme (fake news) dhe përhapjes së lajmeve me përmbajtje të dyshimtë ose me origjinë të pakonfirmuar.
  2. Krijimi i një kuadri ekspertësh në gazetarinë mjedisore bazuar në legjislacionin ndërkombëtar dhe vendor, në fuqi, dhe praktikat më të mira në këtë fushë.

Në kuadër të aktiviteteve të projektit, është parashikuar trajnimi i 10 gazetarëve dhe/ose studentëve të gazetarisë dhe komunikimit në metodat më bashkëkohore të fushës, të mbështetur nga ekspertë të spikatur dhe mentor me përvojë disavjeçare, duke përdorur teknikat dhe materialet e fjalës së fundit.

Trajnimet do të kryhen gjatë muajit Janar 2020, mbi temat e mëposhtme:

  1. Workshop-e mbi gazetarinë për kontrollimin e fakteve (fact-checking) (10 ditë)
  2. Workshop-e mbi gazetarinë mjedisore (6 ditë)

Workshopet do të mbahen në oraret e pasdites pranë ambjenteve të Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore.
Trajnimet do të ndiqen nga një fazë e dytë e projektit, katër mujore, gjatë të cilës pjesmarrësit në projekt do të kenë mundësinë të vendosin në praktikë njohuritë e përftuara, me mbështetjen e vazhdueshme të mentorëve dhe redaktorëve të ACQJ dhe “Faktoje”. Gjatë kësaj faze të projektit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të prezantojnë dhe zhvillojnë tema investigative, të shoqëruara dhe me prodhime multimedia, mbi fushat e prekura në ëorkshop-e dhe seminare, kundrejt një pagese me standarde të larta dhe mbulimit të shpenzimit të prodhimit të historive.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë program formues, por dhe prodhues dhe të inkurajoni dhe kolegët dhe bashkëstudentët tuaj të aplikojnë sa më parë.

Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët apo studentët e gazetarisë dhe komunikimit të interesuar për të qenë pjesë e kësaj nisme. Kushtet e aplikimit janë minimale. Dërgoni pranë adresës info@qualityjournalism.com.al dokumentat e mëposhtëm:
Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur kësaj thirrjeje); dhe
Një curriculum vitae të thjeshtuar

📥 Shkarko – Formular Aplikimi-Facts and the Environment

Aplikimet janë të hapura deri më datë 30.12.2019 ora 23:59.

 

more recommended stories