Koncesioni për Uzinën e Naftës në Cërrik, kompania e shiti për skrap!

Kemi dëgjuar, kemi debatuar, jemi ndarë në pro dhe kundër koncesioneve, për një mijë e një arsye, por historia që do të sjellim në 31 Minuta ua kalon shumë prej arsyeve, edhe atyre ligjore. Në fundin e saj, qeveria Berisha në vitin 2013 firmosi dhënien me koncesion të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Cërrik. Biznesi qe mori përsipër koncesionin u angazhua të investonte 48 milionë euro për të risjellë në jetë një uzinë të vjetër në teknologji. 6 vjet me pas uzina, sipas kontratës, uzina duhej të ishte duke dhënë frytet e investimit. Në fakt, në vendin ku ajo shtrihej sot ka mbetur vetëm gërmadha e një oxhaku që të kujton se dikur ekzistonte. Kompania që fitoi koncesionin e ka shitur të terën për skrap.

more recommended stories