Kush jemi ne

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (Albanian Center for Quality Journalism), ka si qëllim kryesor të japë një kontribut në rritjen e standardeve të gazetarisë profesionale në Shqipëri.

Fokusi kryesor i qendrës janë gazetarët e rinj, nisur nga nevoja e orientimit të tyre drejt gazetarisë cilësore dhe të pavarur.

Në kuadër të këtij qëllimi, qendra menaxhon projektin e Laboratorit të Gazetarisë Investigative, një nismë për trajnimin e studentëve të gazetarisë, mbështetur financiarisht nga Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Zyra e Programeve Alumni të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Përmbajtja e publikimeve në kuadër të kësaj nisme prodhohet dhe redaktohet nga studentët e projektit të Laboratorit të Gazetarisë Investigative dhe ata janë përgjegjësit e vetëm për politikën dhe përmbajtjen editoriale.

Pikëpamjet, gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet e shprehura këtu janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Departamentit të Shtetit të SHBA.