Autor: ACQJ

Ti nuk do të blesh maskë!

Ti nuk do të blesh maskë!

 “Je në listën e zezë si klient. Ty nuk do të shesim maskë”. Shkak për këtë përgjigje refuzuese të njërës prej së paku 35 “kompanive” që ofrojnë maska përmes Facebook dhe Instagram ishin dy pyetje. Mora përgjigjen vetëm për një. “Nga java e ardhshme maskat do të jenë të detyrueshme për të dalë nga shtëpia”- […]

Rreziku ekonomik që vjen nga qiellgërvishtësit

Rreziku ekonomik që vjen nga qiellgërvishtësit

Mijëra apartamente janë stok, mijëra të tjerë, në ndërtim Në Tiranë toka tashmë kushton shtrenjtë dhe ata që blejnë për të ndërtuar po iu drejtohen qiejve. Ndërtime të larta deri në 40 kate janë duke hedhur shtat dhe puna nuk u ndal as në ditët e karantinës kundër coronavirusit. Investimet më të mëdha janë duke […]

Illyrian Guard, kompania shtetërore që dhunon konkurrencën e lirë

Illyrian Guard, kompania shtetërore që dhunon konkurrencën e lirë

Në fillim të muajit prill 2019 qeveria krijoi një strukturë të re policore, Illyrian Guard, e cila do të operonte në treg si shoqëri tregtare për të ofruar shërbime me pagesë ndaj personave fizikë e juridikë, publikë dhe privatë; një strukturë tërësisht me kapital shtetëror që vepron si një kompani private. Ndërkohë që janë privatizuar […]

Air Albania, premtimi për çmime low cost ka mbetur në letër

Air Albania, premtimi për çmime low cost ka mbetur në letër

Air Albania u prezantua nga qeveria shqiptare si premtim për çmime më të ulëta për konsumatorët, por 10 muaj pas fluturimit të parë kompania nuk mund të quhet low cost dhe as ka ndikuar konkurrencën në treg për të ulur çmimet e larta të biletave. Si kryeministri , ashtu edhe ministrja e Infrastrukturës premtuan fundin […]

Partitë nuk tregojnë paratë!

Partitë nuk tregojnë paratë!

Partitë politike, flasin për gjithçka me përjashtim të financave të tyre! Kushtetuta, ligji për partitë politike, kodi zgjedhor kërkojnë transparencën financiare të partive politike. Transparenca financiare e partive politike i ngjan legjendave. Shumë flitet për to, por pak shihen., Pak kush e di që paguajmë të gjithë për partitë politike.  Partitë politike, në pushtet apo […]

Shitblerja e votës: krimi pa ndëshkim

Shitblerja e votës: krimi pa ndëshkim

Krimet elektorale në Shqipëri kanë ndodhur, ndëshkimi i tyre ka munguar. Në diskutimet për reformën e radhës përveç forcimit të masave penale, rritjes së ndërgjegjësimit dhe demokratizimit, dhe marrjes së përgjegjësive edhe të partive politike po flitet edhe për futjen e teknologjisë në votim. Në zgjedhet vendore të zhvilluar në Korçë në 2013, pas emërimit […]

Reforma zgjedhore: Shoqëria Civile në pritje të fatit të propozimeve

Reforma zgjedhore: Shoqëria Civile në pritje të fatit të propozimeve

Katër organizata të shoqërisë civile, pesë muaj më parë, në Tetor 2019 iu drejtuan me një letër partive politike, me propozime për ndryshime në kodin zgjedhor. Përfaqësuesit e shoqërisë civile gjykojnë se reforma zgjedhore duhet të prekë edhe ligjin për partitë, financimin e fushatave si dhe vetë rolin e forcave politike në menaxhimin e zgjedhjeve.Organizatat […]

Rreziku nga shpopullimi i fshatrave

Rreziku nga shpopullimi i fshatrave

Sonte “31 Minuta” ju tregon dramën e braktisjes së fshatrave dhe rrezikun e rënies ekonomike për zona të tëra. Ekspertët thonë se rrezik i shtuar nga shpopullimi është humbja e traditës së bujqësisë dhe blegtorisë

Projekti i harruar për Shkumbinin!

Projekti i harruar për Shkumbinin!

Lumenjtë shqiptarë janë thuajse të tërë të ndotur dhe ne shumë raste dora e njeriut i kthen ata në vendmbledhje mbeturinash. Por për të evituar këtë situatë, 4 vjet më parë qeveria shpenzoi mbi 100 milionë lekë për një projekt në Shkumbin. Projekti thuhet se dha rezultat vitin e parë, për aq sa funksionoi, por […]

Koronavirusi, intervistë me shefin e mikrobiologjisë

Koronavirusi, intervistë me shefin e mikrobiologjisë

Koronavirusi vazhdon të mbetet një rrezik global. Ai nuk është më një problem vetëm në Azi, por ka prekur të gjithë kontinentet. Në Europë, Italia vazhdon të mbetet një vatër e nxehtë, ndërsa alarmi në Shqipëri është i lartë, kontrollet në kufi janë forcuar dhe numri i personave që kanë bërë testin është rritur. Por […]