THIRRJE PËR SHKRIME HULUMTUESE

 

 

Barrierat në komunitet: Efektet e ndërtimit të grupimeve të hidrocentraleve në statusin socio-ekonomik të popullsisë lokale, është një iniciativë e mbështetur nga LevizAlbania, e cila  ka si qëllim të saj kryesor ndërgjegjësimin e publikut mbi efektin e ndërtimit të parregulluar të grupeve të hidrocentraleve në basene lumore të ndryshme, në cilësinë e jetës së popullatës lokale, si dhe aktivizimi i kësaj të fundit në vendimmarjen për çeshtje të një rëndësie të veçantë.

Kjo inciativë ka si qëllim kryesor mbajtjen e dëgjesave publike me banorë të zonave të prekura nga këto investime në infrastrukturën lumore të vendit, problemet e hasura nga këta të fundit nga këto ndërmarrje, efektin e tyre në jetën e tyre të përditshme dhe e ardhmja e tyre në këto zona të prekura thellësisht nga ndërtimet në infrastrukturën hidroenergjitike. Bazuar në këto takime, Grupi i Punës I ACQJ, me ndihmën e ekspertëve lokalë, synon të hartojë, prodhojë dhe publikojë një cikël dokumentaresh të metrazhit të shkurtër mbi efektin e grupimeve të hidrocentraleve mbi popullatat vendase.

Thirrja për shkrime hulumtuese përbën një pjesë integrale të projektit “Barrierat në komunitet: Efektet e ndërtimit të grupimeve të hidrocentraleve në statusin socio-ekonomik të popullsisë lokale”.

Gjashtë gazetarëve do të kontraktohen për të mbuluar shpenzimet e tyre ndërsa zhvillojnë hulumtimin e tyre dhe shkruajnë historitë e tyre mbi investimet në infrastrukturën hidroenergjitike, impaktin e tyre mjedisor, impatin e tyre social dhe procedurat e ndjekura nga kompanitë përfituese dhe institucionet shtetërore për miratimin e këtyre ndërmarrjeve.

Kjo thirrje për interes pranon propozime për raportime hulumtuese për temat me interes publik në lidhje me situatën aktuale në Shqipëri (por jo të kufizuara) në:

  • Investimet në infrastrukturën hidroenergjitike;
  • Procedurat e miratimit të këtyre investimeve;
  • Efekti i tyre në popullatën vendase (lokale);
  • Efektiviteti i këtyre investimeve;
  • Efekti ekologjik;
  • Qëndrimi i grupeve të interesit;
  • Etj.

Gazetarët do të kenë maksimalisht 8 (tetë) muaj për të hulumtuar më thellë dhe për të realizuar idetë e tyre, dhe gjithashtu do të kenë mundësinë të punojnë me redaktorë me përvojë si mentorë për t’i udhëhequr ata përmes procesit të shkrimit sipas standardeve të ACQJ.

Pagesat për artikull janë në shumën prej 570.00 CHF (bruto), e cila do t’u paguhet gazetarëve në momentin e paraqitjes së artikullit dhe miratimit përfundimtar nga Redaktorët e ACQJ, për botim. Thirrja vlen për gazetarët dhe çdo palë të intereaur nga Shqipëria dhe mbyllet më 25 Mars 2021.

Udhëzime për aplikim

Gazetarë individualë mund të aplikojnë në çdo kohë, pas botimit të kësaj thirrjeje për propozime, për periudhën 25 Shkurt 2021 – 25 Mars 2021. Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët profesionistë në Shqipëri, të cilët janë të punësuar pranë një media apo në profesion të lirë, si dhe çdo pale të interesuar në gazetarinë hulumtuese.

Për aplikim shkarkoni formatin e mëposhtëm të propozimit, dhe paraqiteni atë pranë adresës info@qualityjournalism.com.al, me titull (Emer_Mbiemer_Propozim_BK) brenda datës 25 Mars 2021.

Formular-Aplikimi-Hulumtime-Mjedisore-LA