Reforma në Drejtesi në Sytë e Medias: SPAK dhe reflektimi mediatik i aktivitetit të institucionit është një iniciativë e Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore, e mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është monitorimi dhe analizimi i punës së Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimeve penale.

Analiza do të bazohet në një numër elementesh/treguesish, ndër të cilët:

– Kohëzgjatja e një procesi hetimor / gjyqësor;

– Akuzat e ngritura nga zyra e Prokurorisë Speciale në fund të procesit të hetimit;

– Numri i çështjeve të pushuara / pezulluara dhe të proceduara për gjykim nga Zyra e Prokurorisë Speciale;

– Procedurat gjyqësore;

– Numri i çështjeve të pushuara / mbyllura dhe ato të gjykuara me përfundimin e një dënimi penal;

– Dënimin e dhënë dhe dënimin e parashikuar me ligj;

– Efikasiteti i performancës së këtyre institucioneve në respektimin e përgjegjësive ligjore dhe detyrave të parashikuara nga kuadri ligjor.

Analiza do të kryhet për secilën çështje individuale të procedimit dhe do të shqyrtohet në kontekst me çështje të tjera të ngjashme, si në vazhdimin e procedurave nga Prokuroria e Përgjithshme dhe prokuroritë në rrethe, si dhe çështjet analoge të hetuara dhe të gjykuara nën ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Gjetjet e këtij procesi monitorimi do të paraqiten në dy raporte periodike dhe në një raport vjetor të monitorimit, i cili do t’u bëhet publik autoriteteve përkatëse shtetërore, media dhe për opinionin publik.

Nën shtyllën e dytë të këtij projekti, grupi i punës ka po zhvillon një analizë monitorimi 10-mujore të mediave lokale dhe kombëtare mbi mbulimin e aktiviteteve të këtyre institucioneve, në linjën editoriale të ndjekur nga media, saktësinë e lajmit, mbulimit të situatës aktuale dhe fakteve të çështjeve përballë informacionit zyrtar të publikuar nga institucionet e drejtësisë dhe gjetjet e raportit të kryer nga ACQJ.

Në fund të këtij procesi, do të hartohet një raport përfundimtar, duke siguruar rekomandime të prekshme për udhëzimin e mediave të ndryshme për një mbulim më të saktë dhe të drejtë të situatës, rekomandime për institucionet e drejtësisë mbi metodat e përshtatshme për përcjelljen e mesazhit tek grupet e interesit, publikun e gjerë dhe mediat.

.